Nga Klodian Tomorri
Po te krahasosh te dhenat per moshen e vdekshmerise nga virusi, veren nje fenomen shume shqetesues. Ne Shqiperi, mosha mesatare e atyre qe kane humbur jeten eshte shume me e re se ne vendet e tjera.
Sipas te dhenave nga Ministria e Shendetesise, 60 per qind e viktimave nga virusi ne Shqiperi jane nen 70 vjec. Ne Itali kjo shifer eshte vetem 14 per qind, ndersa ne France 16 per qind.
Po keshtu, 7 per qind e viktimave te Covid ne Shqiperi eshte nen 50 vjec. Ne Itali kjo shifer eshte vetem 1.7 per qind, ndersa ne France 2 per qind.
Ndoshta nje arsye qe mund ta shpjegoje kete eshte se Shqiperia fatmiresisht ka nje numer shume me te vogel vdekjesh se vendet e tjera. Numrat e vegjel nuk jane perfaqesues dhe shpesh nuk mjaftojne per te dhene trende. Por mund te kete edhe arsye te tjera pertej kesaj. Ndaj eshte mire, qe dikush te filloje ta studioje si fenomen, mos ka ndonje gje qe nuk shkon.
Pertej kesaj, prape fatmiresisht, Shqiperia eshte ende ne kohe per te mos paguar cmimin e larte qe kane paguar vendet e tjera. Por tani zgjidhja nuk vjen me nga qeveria, por duhet te vije nga vete njerezit.
Ne finale ky eshte nje model progresioni. Dhe ne modelet statistikore, rezultati final varet nga variablat qe ti perdor. Ndryshime te vogla ne variabla japin diferenca te medha ne rezultatin final.
Mjafton vetem fare pak kujdes, per ti ndryshuar ato variabla. Nese njerezit nuk grumbullohen, indeksi i transmetueshmerise ulet. Nese njerezit mbajne maske ne ambiente te mbyllura r-ja ulet. Nese qytetaret ruajne distancat, variablat ndryshojne, po ashtu dhe rezultati. E keshtu me radhe.
Te degjojme keshillat e mjekeve se perfitimet jane shume te medha. Jo vetem ne termat e jeteve te humbura, por edhe ne aspektin ekonomik. Sot Europa po na izolon, por me pak me shume kujdes, kjo mund te ndryshoje.