Gazetari sportive Ervin Baku, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është ofenduar dhe kërcënuar nga tifozët e Kukësit.
Megjithatë, gazetari i TVSH-së u është përgjigjur tifozëve të Kukësit duke thënë se nuk ka frikë nga askush dhe nse do të vazhdojë të komentojë skuadrat e futbollit të Superligës duke shprehur mendimin e tij.
Përplasja me tifozët e Kukësit erdhi pas deklaratës së Bakut ku deklaroi se Skënderbeu e mund Kukësin edhe në 12 të natës, “madje edhe në fushën e patateve”.
REAGIMI I BAKUT:
TIFOZË TË KUKËSIT, VAZHDONI ME KËRCËNIMET TUAJA… UNË NUK KAM FRIKË. NGA ASKUSH DHE ASGJË!!!
Ky është kulmi. Gjatë gjithë kësaj kohë jam sharë, ofenduar dhe KËRCËNUAR nga tifozë të Kukësit. Pse? Sepse kam thënë vetëm atë që mendoj. Kam thënë atë që mendoj dhe që rezulton të jetë vërtetë. Nuk kam asgjë personale me skuadrën dhe qytetin e Kukësit. Kam shumë miq të mirë. Si në skuadër, ashtu edhe në qytet. Nuk kam asgjë personale me asnjë skuadër dhe me asnjë qytet. Të kërcënohesh për atë që mendon dhe thua??? Po kjo është e tmerrshme. Të kërcënohesh pse thua se sot Skënderbeu mund në 12 të natës Kukësin dhe çdo skuadër në çdo fushë??? Të kërcënohesh pse thua në Ora Skaner/Ora Neës që fusha e stadiumit “Zeqir Ymeri” është jashtë çdo standardi dhe është fushë “patatesh Kukësi”??? Po ky është skandal… Ok tifozë. Vazhdoni me kërcënimet tuaja. Unë nuk kam frikë!!! Nga askush dhe asgjë!!! Do të vazhdoj të vij gjithmonë në Kukës. Mirë u takofshim në Kukës! Një këshillë kam për ju. Miqësore. Nëse e doni futbollin dhe Kukësin, shkoni në stadium… Mbështesni skuadrën tuaj. Unë do të vazhdoj përsëri të shkel çdo stadium dhe fushë në Shqipëri. Sepse unë e dua futbollin. Unë e dua terrenin. Dhe mbi të gjitha, do të vazhdoj të them gjithmonë atë që mendoj. Gjithmonë. Pa u influencuar nga ASKUSH. KURRË. Po po, nga askush. Kurrë. Jam kapiten i shpirtit tim!!!
(B.H/Faxweb)