Valon Berhami njeriu që sakrifikoi kombëtaren Shqiptare, vetëm e vetëm për të pasur një karrierë sa më të madhe me përfaqësuesen zviceriane, ka dhënë një intervistë për mediat zviveriane.
Fundi? Ndoshta jo i duhuri, por i merituari. Behrami do të largohej nga Kombëtarja e Zvicrës vetëm me një mesazh, si për të treguar se një huaj gjithmonë do të mbetet i tillë në tokën që nuk i përket.
Por kur e vërteta të vjen në fytyrë, natyrisht që është e vështirë për t’u pranuar.
Në një intervistë për “24 heures.ch”. Behrami do të shprehej se nuk e meritonte një fund të tillë.
“Si për vazhdimësi, je gjithmonë si një luftëtar në fushën e lojës. Por ndërkohë ti ke ikur nga lufta e Kosovës. A nuk është kjo paksa paradoksale?”
“Ky është stili im i lojës, unë jap gjithçka edhe nëse trupi im nuk është në gjendje të mirë. Edhe në 50 për qind tim unë jap gjithçka në rolin që kam.
Lufta e vërtetë është ajo që prindërit e mi, ikën. Isha 5 vjeç dhe i mbrojtur. Luftëtarët e vërtetë janë ata që e mposhtën atë moment.
Pas luftës, futbolli do të lejonte t’i ndihmoja. Gjithkush kishte nevojë për para, u dhashë atyre që të rindërtoheshin. Kjo është më e rëndësishmja që e arrita falë futbollit.
Ekziston një farë kompensimi. Ne jemi gjithmonë pak të huaj. Nuk e harrova historinë. Nëse e di nga kam ardhur, e di edhe sa shumë borxh i kam vendit që më priti.
Ne ishim 100% helvet vetëm kur fitonim, jo kur humbnim. Në fakt nuk isha unë që ndryshoja, por sytë e njerëzve.
Në fund ka një dëm moral, ndoshta meritoja një tjetër mbyllje me Zvicrën nga ajo që ndodhi dhe sesi u trajtova. Një zhgënjim njerëzor”, ka thënë Behrami.