19:25 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari zbardh skandalin: Qeveria Rama i njoftoi vetë shqiptarët në Greqi se mund të ktheheshin

15:47 | 07/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lejoi të kalonte drejt Greqisë të kërkuarin nga policia, arrestohet doganieri (Emri)

Gazetari Hspëtim Zinxhiria që raporton nga shteti fqinj i Greqisë ka publikuar në rrjetet sociale në lidhje me emigrantët shqiptarë që kthehen përmes pikave kufitare me këtë shtet, duke thënë se kjo përbën një skandal nga qeveria shqiptare.

Sipas Zinxhirisë, kryeministri Rama i ka mashtruar emigrantët, sepse vetë ministria jonë e Jashtme dhe ambasada në Athinë ka nxjerrë një njoftim në ditët e fundit të muajit mars, sipas të cilit kufiri është i hapur dhe ata mund të kthehen duke plotësuar, vetëm disa kushte teknike.

 “Zoti kryeministër ju i mashtruat emigrantët se kufiri është hapur (faktet). Skandali i qeverisë shqiptare, fshin nga faqet zyrtare njoftimet e MPJSH dhe Ambasadës Shqiptare për hapjen e kufirit.

Sot shqiptarëve që vijnë nga Greqia u është mbyllur dera nga autoritetet shqiptare. Ishte thirrja e qeverisë suaj, edhe pse janë fshirë këto njoftime në disa media që mbështeten nga ju, disa i ruajtën …

Faktet e mëposhtme nuk mund ti mohojë askush zoti kryeministër i vendit tim, edhe pse thirrja e qeverisë suaj për kthimin e shqiptarëve nga Greqia, se kufiri është hapur mohohet nga ju.

Faktet QË PO JU RENDIS MË POSHTTË flasin të kundërtën, edhe pse dikasteri përkatës dhe ambasada i ka fshirë këto njoftimet. Por…!

Më datën 28 mars 2020, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, po ashtu edhe Ambasada Shqiptare në Athinë kanë nxjerrë një njoftim, ku portale dhe gazeta po ashtu edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (Agjenci Shtetërore), sipas të cilave më datën 28 dhe 29 mars me anën e dy njoftimeve, njoftonte se shqiptarët mund të udhëtonin për në vendin e tyre.

Por sot ky njoftim është fshire si nga ministria, ashtu edhe nga ambasada shqiptare. Përse…

Kush gënjen vallë Agjencia Telegrafike Shqiptare ( Agjenci Shtetërore) portalet dhe gazetat  e mediat në tërësi, si dhe ato greke, apo qeveria juaj e korruptuar që ka humbur çdo besim?!”, shkruan nga Athina gazetari Shpëtim Zinxhiria.

Por vetëm pak minuta pas këtij denoncimi, gazetari në fjalë ka bërë një postim tjetër në faqen e tij në FB, i cili thellon skandalin. Sipas Zinxhirisë menjëherë pas lajmit të tij, edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, ka nxituar që ta fshijë lajmin në faqet e saj.

“SKANDAL: Njoftimi fshihet edhe nga Agjencia Telegrafike Shqiptare…Hapja e kufirit shqiptar u bë nga vetë qeveria, por sot fshihet ky lajm zyrtar…Menjëherë pas publikimit që bëra në facebook, 10 minuta më vonë fshihet njoftimi edhe nga Agjencia Telegrafike Shqiptare ( që supozohet agjenci shtetërore), censurë moderne…”, denoncon thellimin e skandalit gazetari Zinxhiria.

Prej 6 ditësh një numër i konsiderueshëm emigrantësh dhe qytetarësh shqiptarë u bllokuan në doganën e Kapshticës dhe nuk u lejuan nga autoritet shqiptare që të kalojnë kufirin. Skandali mori përmasa të mëdha, por kryeministri Rama ditën e djeshme refuzoi që ti ndihmojë ata, duke deklaruar se duhet që të mbajnë përgjegjësi vetë për `aventurën` e tyre. Faktikisht të gjithë ata shqiptarë që gjatë ditëve të para të muajit prill janë bllokuar në kufirin me Greqinë, rezulton që të jenë viktima të vetë qevrisë Rama, e cila nëpërmjet MPJ dhe ambasadës në Athinë i ka njoftuar, se mund të kalojnë nëse plotësojnë disa kushte.

Njoftimi i plotë i Ambasadës shqiptare në Athinë dhe ministrisë së Jashtme, i cili është fshirë më pas.

‘Duke marrë parasysh situatën e rënduar për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19, dhe në vijim të shqetësimeve të ngritura lidhur me kthimin në Shqipëri të shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në Greqi në kuadrin e regjimit 90 ditor të qëndrimit në zonën Shengen, sqarojmë se:

Aktualisht, kufiri tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë (Kakavi, Kapshticë, Qafë Botë) është i hapur për qytetarët të cilët duan të kthehen në Shqipëri, të cilëve u mbaron afati maksimal i qëndrimit 90-ditor në Greqi, ose për raste urgjente/shëndetësore;

Kalimi i kufirit lejohet vetëm për këmbësorët, duke u kujdesur që nga ana tjetër e kufirit t’i marrë një person/i afërm/i njohur i cili duhet të ketë tërhequr paraprakisht nga Komisariati i Policisë në Shqipëri autorizimin për udhëtimin drejt kufirit. Aplikacioni për Autorizimin personal gjendet në linkun http://autorizime.asp.gov.al;

Për lëvizjen drejt pikës kufitare të Kakavijës mund te merret informacion në agjencinë e autobusëve Leoforo Kifisias 100, nr tel 0030215129363 ose 0030 210 5129365, për linjë udhëtimi deri në Janinë dhe nga aty për lëvizje deri në kufi;

Për të lëvizur brenda territorit grek, në kontekstin e masës së shpallur nga autoritetet greke për ndalimin e lëvizjeve jo të nevojshme, duhet të ndiqen udhëzimet që gjenden në linkun https://forma.gov.gr/;

Pas kthimit në Shqipëri duhet të ndiqni udhëzimet e autoriteteve shqiptare dhe të qëndroni në izolim për 14 ditë, për të evituar masa disiplinore;

Mund të kërkoni shtyrje të qëndrimit 90 ditor në Komisariatin e Policisë ku keni vendqëndrimin aktual, vetëm në rast të karantinimit për shkak të virusit Covid-19, ose të problemeve të rënda shëndetësore të vërtetuara me raport mjekësor nga mjeku qe trajton sëmundjen tuaj.

Për çdo sqarim të mëtejshëm ose nevojë emergjente, ju mund të kontaktoni në telefonin e emergjencës së Ambasadës i cili funksionon 24/7: +306941658183, ose të dërgoni e-mail në adresën elektronike: [email protected].

Etiketa: emigrantetkufishpetim zinxhiria
Pas

Boris Johnson nuk ka pneumoni! Dilema për valixhen bërthamore, kush i mban kodet?

Para

Dalin pamjet nga brenda Infektivit dhe Sanatoriumit, si po përballen bluzat e bardha me rastet e rënduara të Covid19

Para
Dalin pamjet nga brenda Infektivit dhe Sanatoriumit, si po përballen bluzat e bardha me rastet e rënduara të Covid19

Dalin pamjet nga brenda Infektivit dhe Sanatoriumit, si po përballen bluzat e bardha me rastet e rënduara të Covid19

Discussion about this post

 



Të Fundit

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.