Është me të vërtetë për t’u luftuar fort për propozimin që bën gazetarja Edlira Gjoni.
Pa asnjë hezitim! Të gjithë duhet ta shohim me përparësi sepse personazhet publikë, madje politikanët, kanë së tepërmi ndikim te publiku me mënyrën se si flasin dhe shkruajnë.
Mbase një ditë, për fatin tonë të keq, do kuptojmë që Gjuhën Shqipe e kemi sakatuar keq, aq keq, sa nuk do dimë si ta rimëkëmbim.
Lexoni idenë e Gjonit:
”Përveç vettingut, të përjashtohen nga çdo funksion e garë publike të gjithë ata gjysmakë gjuhësorë që nuk dinë as të shkruajnë shqip, e jo më të drejtojnë vendin.
Le që “ë”-në e injorojnë paturpësisht e në masë nëpër zyra e korespodenca, duke e lënë thjesht “e”, por dhe kur e bëjnë, lexon nga deputetë, kryebashkiakë, avokatë e politikanë versione të tilla që të prishin ditën: ”kan, ai besoj te un, jame ne sherbim, Sarand, dit e that, me shihni zgjuarsin, jo pasurin”.
Larg duart nga Shqipja!” (V.G/Faxweb)