18:02 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Gazetarja doli me kokën e prerë të Trump-it dhe se gjeti gjë”, Myftaraj krahason rastin e tij me gazetarët e CNN-it

09:35 | 06/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Gazetarja doli me kokën e prerë të Trump-it dhe se gjeti gjë”, Myftaraj krahason rastin e tij me gazetarët e CNN-it

Arrestimi i Kastriot Myftarajt u shoqërua me reagime të shumta pro dhe kundër këtij akti. Vetë analisti e quajti këtë një akt politik. Në një shkrim të publikuar dje në profilin e vet social, myftaraj heq paralelizmin mes tij dhe një gazetareje të CNN.

Gazetarja e CNN Kathe Griffin, doli me kokën e prerë e të përgjakur të Presidentit Trump në dorë dhe në fakt lajmi bëri xhiron e botës. Pas kësaj askush nuk reagoi kundër gazetares. Në këtë prizëm Myftaraj thotë se pavarësisht se gazetarja humbi vendin e punës atë nuk e ka gjetur asgjë në aspektin ligjor.

‘’ Imagjinoni pak se çfarë do të kishte ndodhur nëse unë do të kisha vepruar si gazetarja e CNN Kathe Griffin, që doli me kokën e prerë e të përgjakur të Presidentit Trump në dorë, dhe të kisha dalë duke mbajtur në dorë kokën e prerë të përfaqësueses së Bashkimit Europian.

Tani me siguri do të isha në burg. E pra, Kathe Griffin nuk është në burg, ajo thjesht humbi vendin e punës, duke u njoftuar nga punëdhënësi i saj, CNN se po e largonin për shkak të shkeljes së standardeve etike të medias. Pra, zonja Griffin mund t’ i shprehte idetë e saj jashtë ekranit të CNN.

Zonja Griffin nuk u ndalua nga FBI, as iu komunikua urdhër arrestimi që më pas do të rrëzohej nga një prokuror federal, sic ndodhi në rastin tim. Rasti i saj ka shkaktuar një debat të madh duke e ndarë përgjysëm opinionin public amerikan. Unë personalisht jam në anën e atyre që e quajnë të papranueshëm për standardet etike mediale, atë që ka bërë Zonja Griffin’’, shkruan ndër të tjera Myftaraj.

POSTIMI I PLOTË I MYFTARAJT:

Imagjinoni pak se çfarë do të kishte ndodhur nëse unë do të kisha vepruar si gazetarja e CNN Kathe Griffin, që doli me kokën e prerë e të përgjakur të Presidentit Trump në dorë, dhe të kisha dalë duke mbajtur në dorë kokën e prerë të përfaqësueses së Bashkimit Europian. Tani me siguri do të isha në burg. E pra, Kathe Griffin nuk është në burg, ajo thjesht humbi vendin e punës, duke u njoftuar nga punëdhënësi i saj, CNN se po e largonin për shkak të shkeljes së standardeve etike të medias. Pra, zonja Griffin mund t’ i shprehte idetë e saj jashtë ekranit të CNN. Zonja Griffin nuk u ndalua nga FBI, as iu komunikua urdhër arrestimi që më pas do të rrëzohej nga një prokuror federal, sic ndodhi në rastin tim. Rasti i saj ka shkaktuar një debat të madh duke e ndarë përgjysëm opinionin public amerikan. Unë personalisht jam në anën e atyre që e quajnë të papranueshëm për standardet etike mediale, atë që ka bërë Zonja Griffin.
Rasti im nuk ngjan me të sajin, por i ngjan tërësisht rastit tim, gazetarët e CNN që në janar, një ditë para hyrjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë bënë analizën e famshme se çfarë do të ndodhte të nesërmen nëse Trump do të vritej, as që u larguan nga CNN, jo më nuk u morën nën hetim, apo të arrestoheshin. 
Ky është standardi i vërtetë i lirisë së medias, që ka ekzistuar madje edhe në Gjermaninë Naziste. Madje edhe gjykata e Gjermanis naziste, e cila gjykoi Gjergj Dimitrovin në vitin 1934, në Gjyqin e famshëm të mbajtur në Laipcig, e rrëzoi jo veç akuzen për djegien e Raishtagut, por edhe akuzën se ai me shkrimet e veta pati bërë thirrje për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues në Gjermani. Sipas akt-akuzës së Prokurorisë naziste: 
“I pandehuri Dimitrov, më inteligjenti dhe më i rrezikshmi nga të tre bullgarët, nuk e fsheh se si komunist që është e përkrah kryengritjen popullore kundra kapitalizmit. I pandehuri është marrë seriozisht edhe me çështjet teorike të përmbysjes me force të shtetit në Gjermani, kjo vërtetohet plotësisht me broshurën “Kryengritja e armatosur” që i është gjetur atij”. (citue sipas: “Dimitrovi kundër Geringut”-Sipas materialeve të Procesit të Laipcigut; Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë 1958, f. 89.) 
Gjykata naziste konstatoi se paraqitja e ideve në një libër nuk asht baraz me thirrjet publike dhe se Dimitrov i kishte shprehur ato në kohën kur në Gjermani nuk kishte dalë një ligj i posacëm që dënonte shprehjen dhe përhapjen e tyre. Dimitrov u la i lirë por duke u paralajmëruar nga Gjykata se shprehja e këtyre mendimeve tashmë dënohej me ligj të posacëm në Gjermani dhe nëse ai do t’ i shprehte ato, siç kishte bërë në të shkuarën, ai do të dënohej këtë herë. Në Shqipëri nuk ka dalë ende një ligj i posacëm që të dënojë analizat mediale sipas modelit të mediumeve të mëdha të botës demokratike, në këtë rast të CNN.

Etiketa: kastriot myftarajmyftaraj
Pas

12 thasë me 132 kilogramë drogë, arrestohen në Digën e Komanit at e bir (DETAJE)

Para

Real Madrid insiston për Kylian Mbappe, gati 135 milionë euro

Para
Real Madrid insiston për Kylian Mbappe, gati 135 milionë euro

Real Madrid insiston për Kylian Mbappe, gati 135 milionë euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur

EMRI| Detaje nga aksidenti i rëndë në Vlorë, identifikohet viktima

1 i vrarë dhe 12 të plagosur nga të shtënat masive në Karolinën e Veriut

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Pusteci çel zyrtarisht sezonin veror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.