Moderatorja e lajmeve në një telvizion lokal në Kaliforni të SHBA-ve, Melinda Meza ishte duke raportuar live nga shtëpia e saj ndërsa aksidentalisht i transmetoi publikut pamjet e bashkëshortit të saj që po bënte dush.
Gazetarja ashtu sikurse në shumë vende të botës, ishte e detyruar që për shkak të koronavirusit të qëndrojë në shtëpi, por me sa duket i është kërkuar të intervistohet për të dhënë disa këshilla ndaj grave.
Teksa po fliste se si gratë mund të stilojnë flokët, në kushte karantine, bashkëshoriti shikohet duke bërë dush mbrapa saj.
Meza, nuk ishte në dijeni të kësaj skene gjatë transmetimit, por ka mësuar gjithçka pasi video e saj u bë virale në rrjete sociale.