Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare, ka folur mbi krizën politike, të cilën e ka cilësuar si më të rrezikshmen deri më tani. Gjithashtu ai ka folur edhe për çështjen e kanabizimit të vendit, një nga çështjet që e shqetëson më shumë deputetin demokrat.
“Edi Rama futi opozitën në tunel duke i bërë vendit të zezën më të madhe, por garantoj se do të jetë e zeza e tij. PD është mes një zgjidhje fondamentale: Votën e lirë apo farsën elektorale.
Pse e shton këtë prb PD? Sepse nga një anë kemi një mal me narko-euro, një vend të nënshtruar me narko republikë, një vend të mushur me kanabis… dhe kemi një opozitë e cila kishte një zgjidhje dy vite më parë, meqë pozita kërkoi legalizimin e hashasit, opozita kërkonte një referenduam. Ne thamë jo, kurrë, sepse kjo do të shtojë Shqipërinë në një firmë narkotrafikante.”, shprehet Berisha.
Ndërsa gazetarja e pyet për Lazaratin, për të cilin edhe mediat ndërkombëtare kanë shkruar se edhe policia nuk hynte dot gjatë qeverisjes së tij, Berisha i përgjigjet:
“Historia e Lazaratit s’ka qenë kurrë për trafikimin e kanabisit. Në 2004-ën, policia socialiste mori një helikopter Italian, në një kurth më të rrezikshmit dhe filloi shkëmbimi i zjarrit me banorët e Lazaratit , çfarë bëmë ne? Ne e dënuam aktin me ambasadorin Italian. Natyrisht ndërhyrje ushtarake nuk bëmë. E rrethuam nga të katërta anët por nuk qëlluam.
Në 2012-ën, nga Shqipëria drejt Italisë kanë shkuar gjithsej 65 kilogramë. U mbeti atyre vetëm rruga e mushkave.
Policia ka hyrë në Lazarat, nuk i ka prekur dhe kanë hyrë atashetë policorë, ka hyrë Edi Rama në Lazarat duke bërë fushatë, kam pamjet, nuk ka hyrë Sali Berisha.”, deklaroi ish-kryeministri. (D.D/shuplaka)