Prezantuesja e njohur sportive, Dilay Kemer ka ndërruar jetë. Familja e saj njoftoi përmes rrjeteve sociale për vdekjen e vajzës së tyre.
Bëhet e ditur se Dilay Kemer, ka qenë një nga prezantueset sportive të Fenerbahce TV. Sipas informacioneve, 32-vjeçarja ka pasur kancer në gjak.
Klubi nga Stambolli publikoi këtë lajm të trishtuar në rrjetet sociale, me një deklaratë ngushëlluese për familjen e gazetares së re.
“Fatkeqësisht, ne e humbëm vajzën tonë të vetme, jetën tonë”, thuhet në njoftimin prekës. Sipas mediave turke, ajo ka kohë që luftonte me kancerin dhe dy javë më parë u vendos në kujdesin intensiv në njërin nga spitalet.
Ajo ka lindur në Antalia, ka studiuar në Stamboll dhe vitet e fundit ka punuar si prezantuese në klubin e famshëm turk.