Ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili ishte i ftuar sot në studion e lajmeve të “Ora News”, ku po fliste për mbledhjen e kryesisë së LSI-së, protestën e opozitës dhe për misionin e OMN-së Rformën në Drejtësi.
Mirëpo në një moment gjatë transmetimit live, sinjali filloi të kishte probleme, kjo për shkak se interferonte celulari i ministrit.
Kështu gazetarja u detyrua ti thoshte Vasilit: “A mund ta fikni celularin ju lutem sepse interferon?”. E drejtë edhe kërkesa e gazetares, pasi fjalët që po thoshte Vasili nuk dëgjoheshin fare.
Ndërkohë, Vasili tha se ka fjalët më të mira për protestën e opozitës, por jo për bojkotin e Parlamentit.
“Protesta është positive sepse është paqësore, është shenjë shumë positive. Nuk bëjmë dot asnjë lloj komenti. Fjalët më të mira për opozitën. Ndarja nga standarti mizerabël i protestave. Në asnjë rast nuk ka qenë bindja jonë që të mbështesim bojkotet apo gjëra të kësaj natyre.”, tha Vasili për opozitën.(D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1196″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]