Moderatorja britanike, Susanna Reid nuk e përmbajti veten në transmetim live, teksa po komentonte lajmin për shpikjen e vaksinës kundër koronavirusit.
49-vjeçarja ishte në krah të Piers Morgan, kur po komentonte reagimin e profesorit të Oksfordit, Sir John Bell për vaksinën. I pyetur nëse jeta do kthehet në normalitet në pranverë, ai tha: Po, po, po.
Këtu gazetarja imitoi skenën e filmit ‘When Harry met Sally’, ku aktorja Meg Ryan shtiret sikur po kalon në orgazmë në publik, teksa thërret: Po, po, po.
Gazetarja theksoi edhe faktin se kompania Biontech që ka prodhuar vaksinën, prodhon edhe Viagra.