00:20 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetat gjermane për trenin serb në Kosovë: Serbia i vuri flakën tensioneve të vjetra

12:40 | 16/01/2017
në Aktualitet, Rajoni, Te Gjitha
0
Gazetat gjermane për trenin serb në Kosovë: Serbia i vuri flakën tensioneve të vjetra

Edhe gazetat gjermane “Süddeutsche Zeitung”  dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kanë kushtuar artikuj tensionit mes dy vendeve të rajonit, Kosovës dhe Serbisë. Pas tensioneve që shkarkoi arrestimi i Ramush Haradinaj, situata u përkeqësua me trenin serb që Serbia tentoi të fuste në territorin kosovar.

Të dyja mediat gjermane e cilësojnë trenin serb me parrullën “Kosova është Serbi” si një provokim që u ndoq me ndërrmarjen e masave ushtarake dhe deklarata të ashpra nga krerët e vendeve.

Në artikullin e saj, “Süddeutsche Zeitung”  shkruan ndër të tjera:

“Pas 18 vjetësh ndërprerje, Kosova që shpalli pavarësinë në vitin 2008, pranoi lidhjen hekurudhore mes vendeve. Në vend të kësaj, Beogradi i vuri flakën tensioneve të vjetra duke nisur një tren serb drejt Mitrovicës, i cili nuk arriti atje. Për shkak se treni u konsiderua provokim. Serbia e kishte lyer me ngjyrat kombëtare dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në gjuhë të ndryshme.

Më pas gazeta gjermane shkruan për reagimin e Vuçiç, i cili deklaroi se në Kosovë u dërgua tren dhe jo tanke, për reagimin e Nikolic dhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Süddeutsche Zeitung”  shkruan dhe për pavarësinë e Kosovës që ende nuk është njohur nga Serbia.

Edhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung” flet për marrëdhënien e thyer mes dy vendeve. Ajo citon deklaratat e mediave serbe, të kryeministrit Vuçiç dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që e cilësoi trenin si provokim dhe urdhëroi ndalimin e tij.

Në fund, “Faz” teksa përshkruan situatën mes dy vendeve shkruan se “BE ka ndërmjetësuar për vite me rradhë në masë të madhe, por pa sukses”. (XH.A/SHUPLAKA)

gjermane1

gjermane2

Etiketa: gjermanekosovaserbiatreni
Pas

Shqiptarët pas sirianëve, në vendin e dytë për azil në Holandë, 40% më shumë

Para

Blinda e tanke në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, të gjithë në gadishmëri (VIDEO)

Para
Blinda e tanke në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, të gjithë në gadishmëri (VIDEO)

Blinda e tanke në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, të gjithë në gadishmëri (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.