Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri është i pranishëm në një aktivitet për diskutimin e projektit të gazsjellësit Joniano-Adriatik (IAP) që është zgjatim i projektit TAP.
Gjiknuri u shpreh besimplotë se ky projekt do të gjejë edhe mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Europian që sjell zgjidhje për sigurimin e energjisë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Kosovën dhe Malin e Zi. Po kështu të pranishëm janë edhe ambasadori Donald Lu dhe ambasaroja Romana Vlhutin.
“Kemi besimin e plotë se do gjendet mbështetja e duhur nga SHBA dhe BE. Projekti IAP Shqipëri-Mal i Zi, 2.5 milionë eurosh. Shprehim bindjen se takimi i sotëm do të bëjë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të projektit. Qeveria shqiptare ka mbështetur zhvillimin e projektit TAP, që deri në fazën aktuale është plotësuar në mashën 50%. Duhet të gjejmë opsione për zgjidhje të përhershme.
Ky projekt nuk do të jetë vetëm zgjatim i TAP , por do të ofrojë zgjidhje për sigurimin e energjisë në vendin tonë. Projekti do të ketë rol për gazifikimin e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. IAP ka pasur barriera ateknike, se kërkon mbështetejen e dy vendeve të BE. Kemi nevojë të kapërcejmë këtë ngërç se do ketë nevoja negative për projekte të tjera,” tha Damian Gjiknuri. (J.V/Shuplaka)