22:56 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Gazmend Bardhi kërkesë për interpelancë urgjente me Ramën: Emëroi këshilltar një agjent të huaj të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

13:29 | 28/06/2024
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Gazmend Bardhi kërkesë për interpelancë urgjente me Ramën: Emëroi këshilltar një agjent të huaj të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

Grupi Parlamentar i PD ka dorëzuar kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Edi Rama pa asnjë transparencë ka emëruar si këshilltar të jashtëm Florian Coldea, ish drejtor i Shërbimit Sekret Rumun. Ish agjenti sekret rumun është nën hetim për korrupsion, si dhe është referuar si drejtuesi i një linje trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kam kërkuar zyrtarisht një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të bëjë transparencë për Kuvendin dhe qytetarët shqiptar:

(1) Si është njohur me këshilltarin e tij të jashtën Coldea dhe a ka cënuar kjo sigurinë kombëtare për shkak të funksionit të tij si punonjës i shërbimeve të huaja sekrete;

(2) Cili ka qenë roli i z. Coldea dhe çfarë veprimtarie këshillimi konkretisht ka kryer ai për Kryeministrin e Shqipërisë dhe për të cilën është paguar më taksat e shqiptarëve, ndërkohë që udhëhiqte një linjë të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Shqipëria në Rumani.
Është rastësi e shumëfishtë që në çdo aferë të organizatave kriminale, përfshirë krimin e organizuar ndërshtetëror, përfshihen lidhje personale apo institucionale të Edi Ramës, ndërkohë që ky i fundit hesht. Por nuk është asfare rastësi që në qeverisjen 11 vjecare të Edi Ramës, krimi i organizuar jo vetëm është fuqizuar, por ka përfaqësues të tij në çdo institucion. Shqipëria, një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një vend anëtar i NATO-s, nuk meriton të qeveriset nga krimi i organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë edhe zyrtarisht nga SPAK të hetojë rolin e Këshilltarit të Jashtëm të Edi Ramës në Shqipëri dhe sesi ka ndikuar marrëdhënia e tij me Edi Ramën për realizimin e veprimtarive të dyshuara kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Meksika në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Rumani.

Pas

Prokuroria i sekuestroi pasurinë, reagon Kristian Boçi: Për 47 vite kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që s’ka

Para

Rama para banorëve të Dhërmiut: Ka përfunduar kalvari i vuajtjeve për regjistrimin e shtëpive të trashëguara

Para
Rama para banorëve të Dhërmiut: Ka përfunduar kalvari i vuajtjeve për regjistrimin e shtëpive të trashëguara

Rama para banorëve të Dhërmiut: Ka përfunduar kalvari i vuajtjeve për regjistrimin e shtëpive të trashëguara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.