Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka fituar gjyqin OSHEE. Demokrati u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me deklaratën që ai bëri vitin e kaluar se OSHEE ka manipuluar përqindje e humbjes se energjisë elektrike në rrjet.
Bardhi paditi asokohe në SPAK, ministren e Energjisë, Belinda Balluku duke e akuzuar se vetëm për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë
Në një deklaratë për mediat avokati i Bardhit, Marash Logu tha se u vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.
Avokati i Bardhit tha se GJKKO deklaroi se nuk ka shpifje në akuzën e Bardhit.