23:28 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazment Bardhi i përgjigjet Denar Bibës: Gjykata e pranoi se sjellja jote ishte e papërshtatshme, sa për pyetjet kam përgjigje

19:07 | 29/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazment Bardhi i përgjigjet Denar Bibës: Gjykata e pranoi se sjellja jote ishte e papërshtatshme, sa për pyetjet kam përgjigje

Gazment Bardhi i është përgjigjur nënkryetarit të Kuvendit Denar Biba në lidhje me përgjimin e publikuar mes tij dhe gjyqtarit të Strasburgut Ledi Bianku.

Bardhi duke iu referuar reagimit të Gjykatës së Strasburgut për ‘Fax News’ në lidhje me çështjen, i kujton Bibës se ai duhet të ishte i shqetësuar për reagimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave te Njeriut, që ka pranuar se sjellja e tij ishte e papërshtatshme.

Në lidhje me pyetjet e bëra nga Denar Biba, i cili përmes një reagimi në ‘Facebook’ tha se ishte i habitur nga sjellja e kreut demokrat Lulzim Bashës por edhe Gazment Bardhit, duke shtuar se ata “nuk i njihnin procedurat ligjore”, Bardhi i thotë Bibës se ai duhet të sqarojë pozicionin e tij në këtë aferë dhe jot ë bëjë pyetje.

Postimi i plotë:

Z.Biba, perpiqem me sinqeritet ta kuptoj shqetesimin tend personal e familjar, por per kete duhet te kishe menduar diten kur pranove te beje sekserin e Edi Rames, ne aktin kriminal te shantazhimit te gjyqtarit te Strasburgut z. Ledi Bianku, te cilin e konsideron mik!

Si jurist, duhej te ishte me se pari, i shqetesuar per reagimin e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, qe sot ka pranuar se sjellja jote ka qene e papershtatshme. (https://www.faxweb.al/lajm-i-fundit-gjykata-e-strasburgut-…/)

Ti e kupton mire, se ky eshte nje qendrim i forte, dhe kur flitet per sjellje te papershtatshme (ndikim i paligjshem) nuk eshte fjala per denoncimin e opozites, por per presionin qe i eshte bere anetarit te Gjykates se Strasburgut.

Sa per pyetjet qe ke bere, kam pergjigje per secilen prej tyre! Mirepo, nuk kam ndermend te te pergjigjem sepse nuk marr persiper te bej as prokurorin dhe as gjyqtarin, kjo nuk eshte detyra ime!

Ndryshe nga ju z.Biba, qe nga pozita e Kryetarit te Komisionit te Prokurimit Publik, udhetoni deri ne Strasburg per te folur per “ceshtje pronash” (qe as jane fare detyre apo pergjegjesi shteterore e juaja), une nuk zgjedh te bej detyra qe nuk me takojne!

Mendoj se sot nuk jeni ne kushtet te beni pyetje, por te sqaroni pozicionin tuaj ne kete afere, dhe madje te sqaroheni shume perpara opinionit publik.

Meqenese, prokuroria ka njoftuar fillimin e nje hetimi, mendoj qe eshte detyre e saj te jape pergjigje per secilen prej pyetjeve qe shtroni, dhe eshte detyra juaj te tregoni urdheruesin e vertete te atij akti te rende kriminal te shantazhimit te gjyqtarit te Gjykates se Strasburgut! Ky eshte momenti, ku ndryshe sa keni vepruar me pare, nuk mund te beni kompromis! Me gjasa, treni i Edi Rames nuk ju ndalon dot kesaj rradhe ne pozicionin e anetarit te Gjykates Kushtetuese!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Gazment Bardhi
Pas

Foto/Tahiri përcjell një tjetër mesazh nga pushimet: Kanë rënë çatitë, por …

Para

“Megafonët debilë të kryeministrit e morën përgjigjen”, Vasili reagon pas sqarimit të GJEDNJ në Fax News

Para
“Megafonët debilë të kryeministrit e morën përgjigjen”, Vasili reagon pas sqarimit të GJEDNJ në Fax News

“Megafonët debilë të kryeministrit e morën përgjigjen”, Vasili reagon pas sqarimit të GJEDNJ në Fax News

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.