Ngjarja e ndodhur sot në Rinas ku disa grabitës arritën të rrëmbejnë rreth 10 milion euro nga një mkinë që po transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë, ka hapur edhe debate politike.
Kështu Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur komentit të bërë nga Miniostri i Brenshëm Sandër Lleshaj i cili akuzoi opozitën se po sulmonte policinë në vend që ta mbështes në luftën kundër krimit (lexo ketu).
Bardhi shkruan se Lleshaj këkron të fsheh ngjarjen dhe mungesën e sigurisë duke sulmuar opozitën.
Sipas Bardhit, Policia nuk është në krye të detyrës për të parandaluar krime të rënda si ky I sotmi.
“Llesh Kimiku kerkon te fshehe deshtimin dhe mungesen e sigurise duke sulmuar opoziten! ? E verteta eshte se policia nuk eshte ne krye te detyres per te parandaluar krime te renda si ky sot. ? i Rames e ka kthyer ne polici private te pushtetit kriminal! ?”, shkruan Bardhi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)