Mazhoranca dhe opozita me sa duket e kanë zhvendosur debatin tek deklarata e Lulzim Bashës për një zjarr në godinën e Miniostrisë së Shëndetësisë ndërsa më herët për këtë ka reaguar edhe ministrja, Ogerta Manastirliu.
Gazment Bardhi pas saj shprehet se nuk ka asgjë të re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjèdhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.
Sipas tij, Manastirliu gënjen patùrpësisht për zjárrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. “Ne kemi prova për këtë skándal dhe do t’i bëjmë publike nesër”, shkruan Bardhi.
“Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjèdhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.
Ogerta Manastirliu gënjen patùrpësisht për zjárrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.
Fakti që Ministrja gënjen për zjárrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjèdhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djègies. Ajo gabon rèndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga bùrgu.
Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjèshtra nga goja. E kuptojmë që ky skándal të djèg shumë. Ky është zjárr që të çon në bùrg dhe nuk e shuan dot me ujë!”, shkruan Bardhi përkrah fotos së mëposhtme që e ka publikuar në “Facebook”.
Kryedemokrati Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë një denoncim të fôrtë për zhdùkjen e provave të kôrrupsionit sipas tij me tenderët sèkretë që ka bërë Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës së pandèmisë COVID 19.
“Ka rënë zjárri te Ministria e Shëndetësisë, në katin e katërt të prokurimeve, tani që nisi SPAK hetimet. E keni dëgjuar, ka rënë zjárr. Nuk ia kanë dalë me manípulimet dhe u vunë zjárrin,” tha Basha (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)