Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar tensionet e krijuara sot në sallën e Parlamentit nga deputetët e opozitës.
Ai mohoi që të jetë shkelur ndonjë rregullore e Kuvendit, ndërsa shtoi se janë deputetët e mazhorancës që po shkelin rregullat.
“Së pari nuk ka asnjë thyerje të rregullores nga asnjë prej deputetëve të opozitës. Ata që kanë thyer rregullat dhe kanë shkelur Kushtetutën janë deputetët e PS-së. Ata i kanë mohuar të drejtën opozitës të përfaqësohet me atë që dëshiron në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe ka refuzuar 3 kërkesa për Komision Hetimor pa na lënë as të flasim.”
Ai ndër të tjera ka akuzuar mazhorancën se nuk po lejon në vijimin normalisht të punës .
“Mazhoranca nuk do vijojë punën normalisht.
Ne jemi akoma në diskutime që bëheshin kur nuk ishte e konsoliduar tradita parlamentare.”