Vijojnë replikat në distancë mes sekretarit të përgjithshëm në PD, Gazmend Bardhi, dhe ministres së Parlamentin Elisa Spiropali.
Bardhi shprehet se Spiropali duhet ti mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore duhet të bëhet vetëm sipas kushteve të dhëna nga Bundestagu dhe nga BE.
Postimi i Bardhit:
Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.
Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë dhe BE-së. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni.
Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion!