Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi nga e hëna ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dje ai ka marrë pjesë në një darkë miqësore me ftesë të senatorëve James Lankford dhe Mike Lee. Në darkën e organizuar në rezidencën private të senatorëve në Capitol Hill, merrnin pjesë kongresëmen të SHBA dhe deputetë nga disa shtete.
Gazment Bardhi ishte sëbashku me deputetët e opozitës Dhurata Çupi dhe Fatmir Mediu.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Washington DC 
Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, sëbashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve.


Bisedat për Shqipërinë përqëndrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale. 








