09:15 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

15:56 | 15/05/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

Për të katërtin vit radhazi, Tirana Bank, pjesë e Grupit BALFIN,zgjodhi të mbështesë një prej festivaleve më kuptimplota, qëfokusin e ka tek edukimi dhe fuqizimi i të rinjve ambiciozë. Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes – GEN-E-Albania, organizuarnga Junior Achievement of Albania, u mbajt më 8-9 maj nëPiramidën e Tiranës, duke e kthyer këtë të fundit në një qendërtë energjisë, kreativitetit dhe inovacionit të të rinjve.

Festivali mblodhi së bashku 150 nxënës nga i gjithë vendi, ndërsa vlerësoi dhe i kushtoi rëndësinë e duhur vizionit të 26 kompanive të krijuara prej tyre.

Tirana Bank ofroi krahas mbështetjes financiare, përvojën dheekspertizën e saj, duke qenë pjesë e jurisë që përzgjodhikompanitë finaliste. Këto kompani parashikojnë risi nëaplikacione të ndryshme, zgjidhje për cështje mjedisore, lehtësinë proceset bujqësore, risi në kujdesin e shëndetit mendor, poredhe për mirëqenien.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Lila Canaj, Drejtuesja e DivizionitRetail në Tirana Bank, siguroi që të rinjtë do të kenë gjithnjëpërkrahje nga banka.

“Ky aktivitet nuk është thjesht një garë, por një mundësi e çmuarpër të rinjtë shqiptarë që të shprehin talentin dhe potencialin e tyre. Tirana Bank është gjithmonë e gatshme t’i mbështesë nëkëtë rrugëtim, sepse besojmë se së bashku mund të ndërtojmëliderët e së ardhmes”, – tha Canaj duke përforcuar vlerësimin e bankës për edukimin, si një nga shtyllat më të rëndësishme përzhvillimin afatgjatë të vendit.

Në mesin e fituesve, “SilverSprings” nga shkolla “Arben Broci” në Tiranë u shpall kompania më e mirë e festivalit. “FIPLAST”fitoi çmimin për idenë më inovative, ndërsa “METAL ART” ngaShkolla Profesionale e Korçës u vlerësua për përgatitjen përtregun e punës. Vlerësim mori edhe “ME’DIT” nga shkolla TES për planin më të mirë të marketingut dhe shitjes.

Përzgjedhja e finalistëve dhe e fituesve u bë mes 510 nxënësvetë cilët ishin pjesë e programit “Kompanitë e Nxënësve” tëJunior Achievement of Albania. Ky program, gjatë vitit shkollor2024-2025, u zhvillua në 41 shkolla të arsimit të mesëm dhe tëlartë, duke angazhuar krahas nxënësve me shpirt sipërmarrës, edhe mësuesit.

Mes tyre, në përmbyllje të festivalit, mësuesi më i mirë i vitit u shpall Genci Nelaj, nga gjimnazi “Sherif Hoxha”, Koplik.

Tirana Bank vijon t’i qëndrojë besnike misionit të saj për tëfuqizuar komunitetet dhe kryesisht të rinjtë, duke mbështeturevente si GEN-E-Albania, e rrjedhimisht duke shfaqur njëangazhim të qëndrueshëm ndaj edukimit financiar dhesipërmarrjes.

Për Tirana Bank, edukimi financiar është ajo cka i duhet cdo tëriu përballë sfidave të tregut të punës. Kjo është edhe arsyeja se përse shfaqet kurdoherë pranë iniciativave që shërbejnë si urëlidhëse mes dijes dhe praktikës.

Pas

Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

Para

Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

Para
Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

 



Të Fundit

EMRI/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

Më shumë se 100 agjenci ndihmash ngrenë alarmin: Gaza nën uri masive! Shpërndahen vetëm 28 kamionë për 2 mln banorë

Rama ndan pamje nga Bazilika e Linit: Perlë e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal, plagosen dy persona

U arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

Nga vrasja te pjesëmarrje në grup kriminal dhe…/ Ekstradohet sot nga Dubai Denis Bajri

“Korrupsion”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje pasurie”/ U mor i pandehur, SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt

Trump njofton marrëveshjen tregtare me Japoninë, përfshirë tarifën prej 15%

Gjermania deporton 43 migrantë në Irak

Ministrja e Kulturës e Francës do të gjykohet për korrupsion të dyshuar ndërsa ishte eurodeputete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.