Në fakt mund të duket e çuditshme që Lori Hoxha të ketë një këngëtar shqiptar të preferuar. Po ja që e ka dhe ai është Gena. Kohë më parë në një intervistë ajo deklaronte se ishte një nga fanset më të mira të tij duke thënë se edhe në makinë mund të dëgjojë këngët e tij.
Ndërkohë që vetë Gena nuk ka vonuar përgjigjen e tij për Lorin. Gjatë një interviste për IN Report artisti i mirënjohur korçar u shpreh se ishte një vlerësim i madh për të ajo që bëri Lori Hoxha.
Kjo jo vetëm sepse gëzon një respekt të madh për, por edhe për shkak të origjinës së saj e cila ka ngritur në Shqipëri një perandori siç është Top Channel. “Kam pasur rastin ta takoj në shumë evente familjare dhe është një vajzë flori” ishin ndër të tjera fjalët e Genës për Lorin. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post