21:29 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shembja e Teatrit mund të largonte opozitën nga zgjedhjet”, Pollo flet për skenarin e Ramës: Ja përse i kërkon listat e hapura kur i ka mohuar

19:55 | 21/07/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shembja e Teatrit mund të largonte opozitën nga zgjedhjet”, Pollo flet për skenarin e Ramës: Ja përse i kërkon listat e hapura kur i ka mohuar

Politikani Genc Pollo ka folur për situatën politike në vend dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në Këshillin Politik për të arritur dakordësi të plotë për Reformën Zgjedhore. I ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, Pollo dha mendimin se kërkon lista të hapura për shkak të aplikimit të kèq që mund të krijojnë probleme në zgjedhje.

“Rama u kthye në Këshillin Politik por nuk tha qas kur doli jashtë se heq dorë nga listat e hapura. Përse kërkon listat e hapura kur i ka mohuar. Aplikimi i kèq i listës së hapur mund të sjellë probleme shtesë tek zgjedhjet që i kemi me probleme. Nëse duam ti bëjmë mirë këtij vendi, nga këto probleme të zgjidhim 7 ose 4 dhe aplikimi i kèq, siç dyshoj unë, i listave të hapura i krijon probleme.

Pa dyshim që jam dakord që elektoratit ti peshojë më shumë fjala në përzgjedhjen e përfaqësuesve por ka mënyra se si bëhet kjo. Kjo bëhet edhe brenda partisë. Cilat vende në Europën Perëndimore aplikojnë lista të hapura? Thotë do vijmë në koalicione si Gjermania por Gjermania ka tjetër sistem.

Ne kemi 20 vjet me këto koalicione dhe në 2007 u zgjodh kryetar bashkie për shkak të këtij lloj koalicioni, në 2013 u zgjodh kryeministër pikërisht për shkak të këtij koalicioni. Tani përnjëherë e zbuloi se do heqë koalicionet”, tha Pollo.

Politikani theksoi se një ndër kushtet kryesor për të arritur negociatat është Reforma Zgjedhore dhe bërja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndër të tjera, sqaroi se një veprim i Ramës që mund të synonte provokimin e opozitës me shpresën që nuk do të hyjnë në zgjedhje ishte shembja e teatrit.

“Shembja e teatrit mund të ketë qenë për ta larguar opozitën nga tryeza e Reformës Zgjedhore duke ditur që do të prodhonte kritika nga Europa dhe më gjerë. Unë them që nuk përjashtohet që të dalë populli në momentin e përshtatshëm pasi ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës për të favorizuar vetveten apo defavorizuar kundërshtarin meriton një përgjigje jashtë shtratit normal të një politike të qetë. Megjithatë përderisa Rama bëri një hap mbrapa pranoi të shkonte në KP, nuk hoqi dorë nga ndryshimi i njënanshëm i Kushtetutës por vazhdoi të fliste, atëherë them që populli shqiptar dhe opozita duhet të jetë e përgatitur që ta mbrojë kushtetutën”, tha Pollo.(A.M/Faxweb.al)

Pas

Dokumenti/ Rama me maskë të zezë i ulur krah Ballës, zbardhet marrëveshja që do të firmoset sot nga kryeministri dhe opozita e re: Do të votohet 5 qershori

Para

Arrihet marrëveshja/ PS dhe opozita parlamentare dakordësohen: Më 23 korrik votohet pakti i 5 qershorit, më 30 korrik ndryshimet kushtetuese

Para
Arrihet marrëveshja/ PS dhe opozita parlamentare dakordësohen: Më 23 korrik votohet pakti i 5 qershorit, më 30 korrik ndryshimet kushtetuese

Arrihet marrëveshja/ PS dhe opozita parlamentare dakordësohen: Më 23 korrik votohet pakti i 5 qershorit, më 30 korrik ndryshimet kushtetuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.