Mali i Zi është në ditë zgjedhjesh ku qytetarët po shprehen me votën e tyre për përfaqësuesit e rinj në parlament. Nën kryetari i Forcës së Re Demokratike, njëherësh kandidat për deputet, Genci Nimanbegu ka folur për Fax News në lidhje me këtë proces ku tha se beson se stina e verës do të jetë më e ngrohtë për shqiptarët në shtetin fqinj.
Ai tha deri më tani nuk ka pasur asnjë incident, dhe se beson tek një pjesmarrje më e lartë se zgjedhjet e kaluara në votime nga ana e qytetarëve, teksa tregoi edhe masat që janë marrë për respektimin e protokolleve të sigurisë nga Covid-19.
Nimanbegu, thkesoi se shqiptarët pretendojnë për 2 ulëse në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa nuk la pa përmendur faktin se votat e tyre përllogariten me numër më të madh ose baraz me votat e qytetarëve malazezë që përbëjnë shumicën.
“Besoj se pjesmarrja do të jetë e lartë, nga fushata që kemi bërë besoj do të ketë një shprehje të shqiptarëve në votime. Masat janë adekuate të protokollit epidemiologjik, komisionerët që janë më të ekspozuar, uroj që mjetet mbrojtëse që përdorin të mos ju shkaktojë lodhje. Dezinfektohet vendvotimi, shpresoj që të mos kemi edhe pas zgjedhje rritje të të infektuarve.
Deri tani nuk kam informacione për incidente, diçka pengesë fare e vogël. Kemi një sistem që identifikon letërnjoftimet e votuesve, ndoshta në ndonjë vend pajisjet s’kanë punuar për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike, por jo që të dëmtojë procesin. Ka një angazhim të madh të strukturave politike, bëra një denoncim ku theksova se vota e lirë duhet të mbrohet sa më tepër, ka ndikime në votues për vende pune dhe është e papranueshme në sisteme demokratike.
Do ta ndjekim me vëmendje dhe do ngremë edhe padi penale nëse konstatojmë raste konkrete. Procesi sot duhet të jetë sa më transparent dhe i lirë. Do informohemi në terren sa i takon procesin në gjithë vendin. Strukturat e partive shqiptare janë fokusuar aty ku jetojnë shqiptarët dhe nuk kemi forca të angazhuar në zona të tjera”, tha për Fax News , Genci Nimanbegu.
Partitë shqiptare vijnë në dy lista ose koalicione, ndërsa deputeti aktual i parlamentit malazez, i vetmi shqiptar, tha se çdo rritje përfaqësimi në numër është në rritje mirqënieje për shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj teksa shtoi se po të garohej me një listë, do fitoheshin të paktën 3 mandate.
“Përmbledh rreth 70% të strukturave shqiptare në Malin e Zi dhe jam i lumtur që ka fituar mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës. Vetëm unë isha deputet në mandatin e kaluar, ne tani presim të kemi 2 mandate si lista shqiptare, dhe një rritje e tillë do të thotë rritje edhe për votuesit. Ne nuk kemi shumë ulëse, e fitojmë mandatin me numër edhe më të madh apo të njëjtë me subjektet e mëdha politike. Po të garonim në një listë, së paku do fitonim 3 mandate, por shpresoj për t’u bashkuar në të ardhmen”.
Kryeministri Edi Rama dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë uruar homologun e tyre Gjukanoviç, ndërsa Nimanbegu e sheh këtë si një përkrahje ndaj partisë që i përkasin në spektrin europian, ndërsa për Ramën përmendi edhe miqësinë me homologun malazez pavarësisht se nuk besonte të ketë qenë kjo arsyeja e deklaratës.
Ai tha se si ministria e Jashtme, ashtu edhe vetë Rama sqaruan prerazi mbështetjen për partitë shqiptare.
“Mos harrojmë se Rama dhe Zaev bëjnë pjesë në grupimin eurosocialist, dhe kuptohet në atë formë, mos harrojmë edhe lidhjet personale që kanë, por unë deklaratën e Ramës e kam parë si një mbështetje politike ndaj bindjes europiane të Malit të Zi sepse ka forca të tjera politike këtu që janë anti-NATO dhe anti-BE. Rama ka reaguar menjëherë për arsyet pse kjo deklaratë është bërë. Me deklaratën e përbashkët të Ministrive të Jasdhtme të Kosovës dhe Shqipërisë është mbështetur lista shqiptare. Largon çdo dyshim tek votuesit se kë duhet të përkrahin dhe kë duhet të zgjedhin”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)