Selami Jenisheri mori mandatin ditën e enjtë me 14 Maj ku bëri edhe betimin në sallën e Parlamentit. Mësohet se Jenisheri ka fshehur një dënim të vitit 2001 të dhënë ndaj tij të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Ai ishte dënuar me 8 muaj burg me akuzën për mashtrim
Ai tashmë rrezikon mandatin e deputetit pasi ka gënjyer për të marrë këtë post. Selami Jenisheri ka qënë pjesë e listës së zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2017, në radhët e Partisë Demokratike në Shkodër.
Jenisheri është shprehur më herët se nuk do ta pranojë mandatin që i takon pas djegies së mandateve nga paraardhësi i tij por që vetëm disa ditë më parë ai ndoqi të gjitha procedurat ligjore për të marrë mandatin.
Selami Jenisheri është edhe kryetar i Partisë së Pensionistëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)