Ministrja kundër korrupsionit në Britaninë e Madhe, Tulip Siddiq ishte nën presion për të dhënë dorëheqjen dje, pasi u zbulua se kishte mashtruar për marrjen e një apartamenti në Londër si dhuratë. E pyetur nëse asaj i është dhënë apartamenti me dy dhoma gjumi, tani me vlerë 700,000 £, më parë në pronësi të një ndërtuesi të lidhur me tezen e saj diktatore nga Bangladeshi, ajo ka mohuar se ishte një dhuratë.
Siddiq ka insistuar se prindërit e saj ia kishin blerë apartamentin, por, burimet laburiste kanë konfirmuar se apartamenti iu dha asaj si një “akt mirënjohjeje”.
42-vjeçarja roli i së cilës është të ulë korrupsionin në sektorin financiar të Britanisë, është nën hetim në vendlindjen e saj, Bangladesh, ku ajo dhe katër anëtarë të familjes akuzohen për përvetësim të 3.9 miliardë paundëve nga një termocentral bërthamor. Deputetët konservatorë kërkuan që ajo të tërhiqej nga posti i ministres nëse ajo nuk shpjegon situatën.