09:02 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gent Bushpepa tregon njohjen me partneren prej 6-vitesh, planet për fëmijë dhe familjarizimin e marrëdhënies

08:34 | 16/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Gent Bushpepa tregon njohjen me partneren prej 6-vitesh, planet për fëmijë dhe familjarizimin e marrëdhënies

Gent Bushpepën e shohim përherë si këngëtarin e largët që bën një muzikë ‘’të fortë’’ dhe rrallëherë e shohim të dalë nëpër studio që të rrëfejë për jetën e tij. Deri mbrëmë, kur zgjodhi emision e pasdites në ‘’TCH’’ për të rrëfyer anën tjetër atë që ne nuk njohim.

Edhe pse zgjodhi që të ishte një ditë pas ‘Shën Valentinit’’ dashuria për partneren e tij Andia nuk mund të rrëfehet vetëm në një ditë. Tashmë në një lidhje gjashtë vjeçare ata kanë rrëfyer momentet e para të njohjes së tyre, moskuptimet dhe vështirësinë e fillimit për t’u përshatyr, bashkëjetesën e madje dhe planet për t’u bërë me fëmijë.

“Andia më ra në sy pikërisht sepse nuk donte të binte në sy. E vija re që e shijonte muzikën, po pa pasur fare asnjë lloj kontakti fizik… Fillimisht ishte e vështirë. U përpoqa të gjeja mënyrën më të përshtatshme të mundshme për t’iu afruar, sepse ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk doja të bëhesha vulgar…” – tregon Genti për takimet e para me Andian, pas momentit kur ajo kishte filluar t’i pëlqente. 

Ndërsa Andia, nga ana tjetër, e përshkruan takimin e parë me Gentin si një gjë shumë të bukur, por krejtësisht larg saj. Njohja me Gentin dhe më pas daljet me të erdhën si diҫka krejt e natyrshme, pa asnjë sforcim: “Me Gentin jam njohur në lokalin ku luante Genti. Unë isha me një mikeshën time, e cila kishte këmbëngulur që të shkoja. Më pëlqeu shumë ambienti, atmosfera e ngrohtë. Gjithҫka ishte mjaft e rehatshme. Unë nuk isha shumë fanse e jetës së natës, por e përsëritëm këtë gjë edhe herë të tjera…” – tregon Andia duke shtuar se në fillim, gjithҫka i dukej shumë e bukur, por shumë larg saj: “Më dukej shumë e bukur për të qenë pjesë e imja. E konsideroja si diҫka shumë larg meje.”

Ndërkohë që ata kanë rrëfyer se marrëdhënia e tyre është bërë mjaft familjare, ku motrat e Gentit janë dy shoqet më të mira të Andias. Dhe nga ana tjetër Genti është djali i munguar për prindërit e partneres së tij.

Për Gentin ajo është këshilluesja e saj më e mirë edhe përsa i përket muzikës. Andia ëhtë e para që i dëgjon krijimet e reja, tregon Genti.

Tani që ҫifti ka një marrëdhënie të konsoliduar, prej kohësh kanë nisur bashkëjetesën, por kanë filluar edhe diksutimet për martesë. Një ceremoni intime, vetëm për vete, për familjarët dhe miqtë e ngushtë. Mund të jetë këtë vit, mund të jetë ndoshta edhe vitin tjetër. Ata nuk kanë akoma plane. Sepse planet mund të prishen nga ardhja në jetë e një fëmije… edhe nëse kjo ndodh, gjithҫka është e mirëpritur. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Gent Bushpepapartnerjarrefimi
Pas

“Nikolic sfidon Vucic, planifikon të rikandidojë për President”

Para

Kërdia me tenderat, Edi Rama i jep 128 milionë euro Vilma Nushit. Përvit nga 100 tendera (LISTA E PLOTË)

Para
Kërdia me tenderat, Edi Rama i jep 128 milionë euro Vilma Nushit. Përvit nga 100 tendera (LISTA E PLOTË)

Kërdia me tenderat, Edi Rama i jep 128 milionë euro Vilma Nushit. Përvit nga 100 tendera (LISTA E PLOTË)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vuçiç dhe Osmani bashkë në darkën e Von der leyen në Tiranë

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.