Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar lidhur me raportin e Këshillit të Europës për Shqipërinë duke e konsideruar si një vendim të qartë falë progresit që sipas tij ka bërë vendi.
Cakaj shkruan se Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit të vendit duke shtuar se angazhimi maksimal politik është I domosdoshëm për hapjen e negociatave.
Reagimi i plotë:
Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë:
Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!
Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë ✌????!
(F.GJ/FAXWEB.AL)