06:14 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gent Cakaj ‘shkund’ votën në Kosovë, ka një thirrje dhe për qytetarët

09:34 | 06/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gent Cakaj ‘shkund’ votën në Kosovë, ka një thirrje dhe për qytetarët

Ministri i jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj ka qenë sot në Kosovë për të ushtruar të drejtën e tij të votës, ku iu ka bërë thirrje qytetëve që t’iu drejtohen masivisht kutive të votimit.

Cakaj shprehet se vota në zgjedhjet e sotme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Republikës së re të Kosovës.

“Si qytetar krenar, thjesht ushtrova të drejtën time për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme. Vota e sotme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Republikës së re. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përdorin votën e tyre për të përcaktuar të ardhmen. Do qëndroj gjithmonë me ju”, shkruan Cakaj në reagimin e tij pas votimit.

Më herët thirrje për të marrë pjesë masivisht në votime bëri dhe presidenti Hashim Thaçi, si dhe përfaqësitë diplomatike të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe në Kosovë.

Mesazhi i Thaçit: Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova. HTH

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin, ndërsa votimet kanë nisur në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00.

Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Në gjithë Kosovën do të hapen 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, ndërsa  numri i votuesve është 1937 868.

Jane 25 subjekte politike, mes tyre katër koalicione, 20 parti politike dhe një kandidat i pavarur.

Kandidatët për kryeministër janë:

Haradinaj: AAK-PSD

Osmani: LDK

Veseli: PDK

Limaj: Nisma AKR

Kurti: Vetevendosje

Nenad Rashiq -Koalicioni Sloboda

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: gent cakaj shkund votenkosova 6 tetorkosova voton
Pas

Përgjaket e diela, aksident me vdekje në Lezhë. Humb jetën i riu

Para

E frikshme/ 2,000 kërkesa për azil në muaj, nëse vazhdojmë me këto ritme, Shqipëria rrezikon “të zbrazet” në 70 vite

Para
Frikë nga hakmarrja e Erdoganit, 1 mijë diplomatë turq kërkojnë azil në Gjermani

E frikshme/ 2,000 kërkesa për azil në muaj, nëse vazhdojmë me këto ritme, Shqipëria rrezikon “të zbrazet” në 70 vite

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.