Disa javë më parë qarkulluan në rrjetet sociale disa foto e video ku shfaqej këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, me partnerin e saj. Ai është një biznesmen turk i cili quhet Husen dhe është 39 vjeç.
Husen jeton mes Turqisë dhe Zvicrës, ku ka bizneset e tij. Ndërkohë pasi lidhja e tyre u bë publike, Genta nuk nguron më të publikojë në rrjetet sociale detaje që lidhen me të.
Së fundmi ajo ka ndarë me me ndjekësit e saj në “Instagram”, surprizën e madhe që i ka bërë ai. Biznesmeni ka shkruar në urën ikonike të Bosforit,”Të dua Genta’ në gjuhën turke.
E surprizuar dhe e gëzuar nga kjo gjë Genta ka shkruar në Instastory: “Surpriza më e bukur nga burri më i mirë. Të dua”.