11:01 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Genti i Kryeministrit duhet ndihmuar të rritet…

13:16 | 02/03/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Gjeniu’ i Ramës ngatërron vargjet e Naim Frashërit, bëhet hit në rrjet (Video+foto)

Nga Luan Rama 

Gent Cakaj mund të jetë vërtetë një djalë i mirë; mund të jetë edhe i gjithëditur e i shumëlexuar, mund të jetë edhe i shumëdiplomuar dhe i shumëkënduar, i shumëkërkuar dhe i shumëçmuar, i shumëndritur dhe i shumëlëçitur, por më parë se të na dëshmojë që është i tillë, ai duhet mësuar dhe duhet rritur!

Duhet mësuar që të mos pranojë të keqpërdoret, duhet mësuar që të mos pranojë të shpërdorohet!

Duhet rritur e mësuar që të kuptojë e të dijë se si të sillet kur është me më të mëdhenjtë, anipse ata mund të mos jenë aq të ditur sa ai. Por duhet rritur e mësuar se si të sillet edhe me të tjerët, me të gjithë.

Duhet mësuar që kur u drejtohesh qytetarëve në një sallë, në një auditor, në një aulë a takim, është mungesë respekti për veten dhe për ta nëse shkon me duar në xhepa. Ndaj është më mirë t’i shkruash e t’i lexosh ato që ke ndërmend të thuash!

Sepse nuk është mirë, nuk është bukur të hutohesh e ngatërrohesh.

Përpjekja për t’u shtirur ai që nuk je e që medoemos të tregosh që je i shumëlexuar bën të tregohesh qesharak siç për fat të keq i ndodhi të bëhet edhe Gentit të qeverisë në mbrëmje me përfaqësuesit e shqiptarëve nga diaspora.

Ai i shkreti, duke dashur të dukej sikur ka lexuar dhe mban mend Naim Frashërin, e katranosi gjithë performancën e vet. Dhe një çast solemn e ktheu në parodi të vetes, aq sa të gjithë në sallë, edhe kolegët e tij ministra e qeshën dhe përqeshën!

Ndaj po e ndihmoj me vargjet e poemës “Bagëti e Bujqësi” që ai u rrek t’ i citonte, me qëllim që herën tjetër t’i shkruajë e t’i lexojë me korrektësi. Se nuk është turp që kur nuk i mban mend, t’i lexosh vargjet e poetit tonë kombëtar, vargjet e Namit që poeti i këngës labe Lefter Çipa e cilëson “ … bilbili i vëndeve të mija” e që me monumentalitetin e këngës pilurjote i drejtohet “… lule Naim Shqipëria”.

Ja vargjet e Naimi o Genti i Kryeministrit, të cilat nëse nuk i mëson dot përmendësh, shkruaji që t’i lexosh herë tjetër:

“Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,

Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.

Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,

Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë”.

Etiketa: gent cakajLuan Ramarama
Pas

A do të jetë Meta negociator për krizën politike? Presidenti flet nga Lezha (Video)

Para

“Mua më rrethuan dhe më thanë..”, Paulin Sterkaj zbulon skenaret e opozitës për protesta

Para
Shembja e kullës së Prek Calit, Stërkaj reagon ndaj Doshit: E bëjnë gjysh që t’i marin pronat dhe t’i bëjnë biznese

"Mua më rrethuan dhe më thanë..", Paulin Sterkaj zbulon skenaret e opozitës për protesta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukraina godet me dron një hotel në Zaporozhia të Rusisë

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë për shpërndarje droge, sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal

Festivali i Arkitektëve, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

Tragjike në Itali! 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.