Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme një person të shumë kërkuar, i dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë të gushtit 2019 në Elbasan, ku në një lokal pranë Pallatit të Sportit u plagosën 3 persona.
Gentian Mino, 43-vjeç, u vu në pranga nga policia lokale në bashkëpunim me forcat FAST. Gentain Mino është arrestuar në kuadër të operacionit “Los Blancos” dhe ishte pjesë e kartelit shqiptar të drogës.
Mino pritet që të ekstradohet drejt Italisë në ditët në vijim.
Mino në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Bezhanin ( i cili është arrestuar më parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër. Në atë kohë të plagosur mbetën Mihal Kocashi, Fezi Ago dhe Astrit Cërriku. Menjëherë policia prangosi Ilirjan Bezhanin dhe shpalli në kërkim Genti Faqjan, të arrestuarin e sotëm Gentian Mino.
Po nga verprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të impkimit të këij shtetasi.