Kreu i PD Sali Berisha jashtë sallës së Kuvendit ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se ka bashkëpunuar me bandat e Elbasanit, gjatë zgjedhjeve.
Berisha tha sot se ekzistojnë dhjetëra telefonata mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të cilit ai i referohet si Taulant Bego dhe bandës së Elbasanit.
Berisha: Njërin prej anëtarëve me të rrezikshëm të bandes së Elbasanit, midis Tauland Begos dhe Gentian Sharrës ekzitojnë mbi 50 telefonata dhe dhjetëra e qindra kilometra zgjatje në këto biseda, që faktojnë Taulant Begon anetar të inkriminuar koke e kombë të bandes se famshme të Elbasanit. Taulant Bego ka marrë përsiper, ka dhënë porosi nga me të paligjshmet, ka bërë detyra në interes të Gentian Sharrës. Ky është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminal të Elbasanit, Taulant Begon. Ju bëj thirrje të publikoni cdo regjistrim dokumet që implikon Edi Ramën bashkëpunëtoret e tij me banden e Elbasanit.
Biseda për ngjarje të shumta zoteri, po fole me bandat flet vetem per krimet.