Ardhja e sezonit turistik në vendin tonë, jo pak herë shoqërohet me pakënaqësi nga ana e turistëve, apo me shtrenjtim të çmimeve.
Pushimet në jug hera-herës konsiderohen një luks, për shkak të çmimeve, ndërsa së fundi ai që ka shprehur pakënaqësi në lidhje me trajtimin që i është bërë, ka qenë aktori Gentian Zenelaj.
Ai tregon përmes një postimi në rrjetet sociale se si në 4 vende që ka ndaluar për të parkuar makinën e tij, nga të gjithë njësoj është “mirëpritur”: “Mos parko aty”.
‘’Në 4 vënde ndalova makinën në plazhet e jugut dhe në tëra rastet fjalia e parë që dëgjova ishte ..Aty do parkosh??….sa do rrish aty me makinë.???…mos parko aty…
Hiqeni nga mendja që do ketë turizëm ky vend nese nuk degjon mirëseerdhe…cfarë ju nevojitet…si mund tju shërbej”, shkruan Zenelaj në reagimin e tij.
(E.K/FAXWEB.AL)