Aktori Gentian Zenelaj nuk e ka mirëpritur aspak aktivitetin që po zhvillohet në pedonalen pranë Bashkisë së Tiranës, në qendër të kryeqytetit. Duke shpërthyer kundër kryebashkiakut Veliaj, ai shpreh shqetësimin për cënimin e punës së aktorëve, konkretisht kastit që po përgatitet për të rivënë në skenë edhe këtë fundjavë shfaqjen “Komedi në errësirë”.
Më tej, duke theksuar se nuk është hera e parë që pedonalja përfundon në këtë gjendje, aktori thekson se është e turpshme dhe e shëmtuar që të fyhet kështu mundi dhe djersa e artistëve.
“Zoti Erjon Veliaj kam punuar 2 muaj bashkë me grupin e aktorëve të kësaj shfaqje.2 muaj të lodhshëm që të kemi mundësi të shpërblehemi me duartrokitjet e publikut.dhe datat 26-27-28 ishte salla plot dhe pikërisht kur mezi presim të japim shfaqje për publikun edhe këtë fundjavë ne ballë të teatrit pa asnjë lloj sensi jepet leje për një biçim panairi i cili si na u tha ishte për fëmijët por përfundoi me qilima
.qofte ..aheng dhe pisllëk…kjo nuk është hera e parë që ndodh ne këtë pedonalen e shkrete e cila për ty qenka e vetmja ne Tiranë. ESHTE E TURPSHME …E TURPSHME DHE E SHËMTUAR zoti veliaj..të fyesh ne këtë menyrë mundin dhe djersën e artistëve..E SHËMTUAR….DHE E TURPSHME.”, shprehet aktori Gentian Zenelaj.
(XH.A/SHUPLAKA)