00:42 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sùlmuesi fiton gjyqin në FIFA dhe mund të fùndosë klubin shqiptar, reagon presidenti: Lojtari më máskara që kam pasur, një pléh i tillë arrin të njollosë emrin e ekipit

10:40 | 28/05/2020
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sùlmuesi fiton gjyqin në FIFA dhe mund të fùndosë klubin shqiptar, reagon presidenti: Lojtari më máskara që kam pasur, një pléh i tillë arrin të njollosë emrin e ekipit

Pas publikimit të lajmit se sulmuesi nigerian i Apolonisë, Efijong Ejoh, ka fituar gjyqin në FIFA me Turbinën për shumën e 3623 eurove, ka ardhur reagimi i kreut të klubit cërrikas. Presidenti Gentjan Gjoka pohon se në të tilla raste, kur bëhet fjalë për shuma të vogla, FIFA i jep të drejtë lojtarit dhe kjo është diçka që nuk shkon, sipas tij.

Gjoka sulmon ndërkohë futbollistin afrikan, aktualisht pjesë e Apolonisë, duke e quajtur një maskara që nuk meriton asnjë lek për sjelljen prej rrugaçi që ka pasur. “FIFA nuk i merr në shqyrtim fare këto raste me shuma kaq të vogla, por i kalon automatikisht në favor të lojtarit, pa asnjë përfillje për klubet. Është e padrejtë kjo botë e futbollit ku ne bëjmë pjesë.

Ky person (Ejoh) është lojtari më maskara që kam pasur për 16 vjet që drejtoj ekipin. Lojtarë të huaj te Turbina kam pasur shumë, madje edhe emra shumë të njohur në kampionatin e Superiores, lojtarë si Sisoko, Bokotola, Akamba, Dosantos dhe shumë të tjerë, por të tillë monstër s’më kishte ndodhur të kisha ndonjëherë. Kam paguar te një restorant 30 mijë lekë në ditë për ushqimin e tij, plus shtëpinë ku banonte.

Dhe një pleh i tillë arrin të njollosë emrin e klubit tim, pavarësisht se ajo shumë është simbolike. Nuk i takon t’i japësh lekë këtij rrugaçi, një lojtar që s’vinte në stërvitje dhe që më ka bojkotuar mbi tri ndeshje zyrtare. Kam mandatet e bankës që lojtari është i paguar, por ne s’kemi njerëz që të na mbrojnë në këto raste. Edhe juristin e federatës e kemi lajmëruar, por FIFA këto lloj çështjesh i kalon në favor të lojtarit.

Nuk diskutohet që do t’ia bëjmë pagesën, sepse nuk e prishim imazhin e familjes sonë dhe të klubit për këtë shumë. Por një diskreditim në gazetën tuaj duhet ta ketë ai lojtar, se nuk meriton asnjë lek”, shprehet për “Panorama Sport” mjaft i indinjuar presidenti i Turbinës, Gentjan Gjoka. Një telash më shumë në këtë moment, kur skuadra duhet të jetë e përqendruar për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.

 

Etiketa: Gentjan Gjokagjykatatubina
Pas

QSUT kthehet në vatër të rrèzikshme të Còvid 19, sa raste të reja u zbuluan në radhët e personelit mjekësor

Para

Ruçi i ndërpret fjalën Ramës, ndërhyn Hajdari: Merr nga koha ime, je bërë për ujë të ftohtë

Para
Edi Rama replikon me Rudina Hajdarin: Falë marrëveshjes sime me Bashën ti je në Kuvend

Ruçi i ndërpret fjalën Ramës, ndërhyn Hajdari: Merr nga koha ime, je bërë për ujë të ftohtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.