Pak ditë nga inaugurimi zyrtar si presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump ka marrë një letër nga George Bush George H.W. Bush, ku i tregn arsyet pse nuk do të marrë pjesë në ceremoni.
Bush, që është babai i ish-presidentit tjetër, George W. Bush, i ka thënë Trumpit se do të mungojë në inaugurimin e tij si president për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
LETRA:
I dashur Donald,
Barbaras dhe mua na vjen shumë keq që s’mund të marrim pjesë në inaugurimin tënd më 20 janar. Mjeku më ka thënë se qëndrimi jashtë në janar me siguri më çon në varr. Njëjtë i ka thënë edhe Barbaras. Prandaj, ne do të rrimë në Teksas.
Por, ti dhe vendi do të jeni në mendjen tonë. Unë dua të dish se të dëshiroj shumë sukses teksa nis këtë rrugë të mrekullueshme të udhëheqjes së vendit tonë madhështor. Nëse ke nevojë për ndihmën time ndonjëherë, të lutem më trego.
Çdo të mirë, George
Inaugurimi i Donald Trump bëhet më 20 janar, në një ceremoni ku do të marrin pjesë edhe disa politikanë nga Shqipëria: Ilir Meta, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Blendi Klosi dhe Ervin Bushati. (A.R/SHUPLAKA)