21:56 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

George Michael bamirësi në Kosovë, koncert në ndihmë të viktimave të luftës

14:49 | 27/12/2016
në Aktualitet, Kosova, Kulturë, Te Gjitha
0
I këndonte Krishtlinjeve, shuhet në ditën e tyre legjenda e muzikës botërore

Ylli britanik i muzikës, George Michael, i cili u nda nga jeta tragjikisht ditën e Krishtlindjeve në afërsi të Londrës, mësohet se ka qenë një bamirës i jashtëzakonshëm, duke ndihmuar njerëz të panjohur dhe duke bërë gjeste filantorpike për të cilat insistonte që të mbesin sekret.

Këngëtari me origjinë greke nga Qipro ka dhuruar pas luftës në Kosovë personalisht gjysmë milionë sterlina. Duke njoftuar lajmin e donacionit, “The Guardian” e Londrës më 17 shtator të 1999 e citon George Michael të ketë thënë se “drama e kosovarëve të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre është arsyeja kryesore për vendimin për të mbështetur koncertet e bamirësisë NETAID”.
 
Ai mori pjesë në koncertin e zhvilluar në “Ëembly” më 9 tetor të atij viti, koncerte që u zhvilluan “live” njëkohësisht në Londër, Nju Jork dhe Gjenevë, për të ndihmuar krizën e refugjatëve të luftës. 

Ndërkohë BBC në 1999 e citon këngëtarin e madh të ketë deklaruar se “do të performojë në koncertin e ‘Ëembley’, pasi dëshiroj që publiku britanik të kuptojë se populli i Kosovës dëshpërimisht ka nevojë për ndihmën tonë”.

George Michael shtonte se “shumë refugjatë janë rikthyer në Kosovë pa shtëpi e pa punë dhe nuk e perballojnë dot dimrin e ashpër”. 

Ylli i muzikës britanike, babai i të cilit ishte grek i Qipros, lindi më 25 qershor dhe ndërroi jetë më 25 dhjetor, pikërisht ditën e Krishtlindjeve në një koincidencë të frikshme edhe për shkak të këngës hit të tij të titulluar “Last Christmas”. (E.K/SHUPLAKA)
 

Etiketa: bamiresiGeorge Michaelkosovakulture
Pas

Të rinjtë e FRESH-it shpërndajnë dhurata për festat e fundvitit

Para

Sekuestrohen 350 kg drogë në Itali, gomonia dyshohet se vinte nga Shqipëria

Para
Sekuestrohen 350 kg drogë në Itali, gomonia dyshohet se vinte nga Shqipëria

Sekuestrohen 350 kg drogë në Itali, gomonia dyshohet se vinte nga Shqipëria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.