SPAK kërkon të gjendet dhe të thirret Anjola Agolli, ish sekretare e ministrit të drejtësisë Aldo Bumçi, e cila nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë më dispozicion një adresë të re të saj.
Ndërkohë u përsërit thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.
Gjykata informoi se ministria e Drejtësisë ka dërguar letërporosinë në SHBA për të marrë në pyetje Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë SAK.
Prokurori i SPAK kërkoi në seancën e radhës se nëse do të jetë gati mund të pyetet edhe Mediu në cilësinë e të pandehurit. Ky i fundit tha për mediat se për këtë çështje do të komunikonte me avokatët. Dëshmitari i fundit, Ilmi Laçaj refuzoi të jepte deklarime.