Gërhitja është një problem i zakonshëm si për meshkujt por edhe për femrat. Nuk është shqetësim vetëm për atë që gërhet por edhe për atë që i qendron afër.
Disa keshilla praktike per te mos gerhitur gjate nates:
1 . bëni kujdes ndaj pozicionit që flini. Nuk këshillohet te flini pa jastëk, me bark poshtë apo në pozicion që mjekra prek gjoksin.
- ajrosni dhomën për të marrë frymë më lehtë. Pluhuri dhe bakteret janë armiq të gjumit, prandaj ajrosni dhomën dhe dyshekun të pakten 20 minuta në ditë.
- kontrolloni mënyren e të ushqyerit duke mbajtur një dietë të ekuilibuar, duke evituar ushqimet me shumë kalori dhe me yndyrë. Kjo nuk përmirëson vetëm gërhitjen, por edhe shëndetin e përgjithshem.
- duhet të keni një peshë normale, sepse dhjami në gushë dhe bark është një nga shkaqet e gërhitjes.
- hiqni dore nga alkoli dhe duhani
- evitoni qetësuesit madje edhe çajin e kamomilit, pasi muskujt e gojës mund të qetësohen aq shumë sa të favorizojnë gërhitjen.
- nëse jeni me grip, para se të flini mund të vendosni një ankeplast nazal, i posaçëm për zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. (M.Q/Fxaweb)