Në intervistën e Fax News, Geron Kamberi dha këndvështrimin e tij përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare dhe funksionit të tyre.
-Albi Rakip: Çfarë diplomati është zoti Rama, duke ditur dhe marrëdhëniet Shqipëri-Serbi?
“Në përgjithësi, politika nuk i ngjan shkencave të sakta. Në marrëdhëniet ndërkombëtare mund të duhet të përdorësh në situata të ndryshme, deklarata dhe qëndrime të cilat nga jashtë mund të duken te çuditshme. Por kështu funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndryshojnë në varësi të rrethanave.”
Zoti Kamberi tha gjithashtu se ky samit mund të jetë një arsye që Ukraina të njohë Kosovën.
-Albi Rakip: Çfarë përfiton Shqiperia nga ky samit?
“Shqipëria përforcon imazhin e saj si një faktor i stabilitetit në rajon.
Nga ana tjetër, mund të prodhojë një atmosferë pozitive në të cilën Ukraina të njohë Kosovën.”