Zv/kryeministrja dhe njëkohësisht drejtuesja e Task Forcës për monitorimin e zgjedhjeve, Ledina Mandija, është përgjigjur në lidhje me akuzat se Task Forca po heq me pa të drejtë njerëzit nga puna.
Në një intervistë për Televizionin Klan, Mandija sqaron se të gjitha rastet kanë prova të pakundërshtueshme, të cilat nëse kanë patur brenda dhe konsumimin e veprës penale janë referuar në prokurori.
Ajo u përgjigj edhe për deklaratën e Metës e cila Task Forcën e quajti “Gestapo që po heq njerëzit nga puna”.
Mandija tha se Task Forca ka bërë edhe verifikime për akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me implikimin e kreut të Policisë së Shtetit me persona të cilët merren me tregtinë e kanabis-it, por për këtë nuk është gjetur asnjë provë.
LSI, kohët e fundit është shfaqur e shqetësuar në lidhje me largimin e njerëzve nga puna, sipas saj kjo po bëhet për shkak se ato kanë vendosur të votojnë LSI-në, dhe shkarkimi është i qëllimshëm. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post