Në eventin e mbrëmjes së kaluar të organizuar nga Alketa Vejsiu, Marina Vjollca i mahniti të gjithë kur u shfaq e veshur sin use për të mbyllur sfilatën e Class.
Një nga të mahniturit është vetë partneri i moderatores, reperi Getoar Selimi i cili ka publikuar një foto të Marinës nga eventi dhe shkruan se mezi pret ta shohë nuse.
“Në mes ëndrrës dhe realitetit nuk ka asnjë ndryshim, sepse ti di të bësh realitet gjithçka që kam ëndërruar… Po e pres me padurim ditën kur të të shoh nuse.”, shkruan Geti krahas fotos.
Ndërkohë, poshtë postimit të Getit shohim edhe një koment nga mamaja e tij e cila shkruan: “Bravoooo, fitova bastin”.
Në fakt, një dasmë mes Getit dhe Marinës përflitet prej shumë kohësh, dhe së shpejti moderatoren do ta shohim nuse prej vërteti. Por përsa i përket komentit të mamasë së reperit, ende nuk dihet se për çfarë basti e ka fjalën. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1796″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]