Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të komentuar të show bizz-it shqiptar.
Dashuria dhe dasma e tyre madhështore, ‘pushtuan’, të gjitha mediat dhe portalet.
Ditën e sotme reperi nga Kosova ka festuar 36 vjetorin e lindjes, përkrahë bashkëshortes së tij, Marinës.
Npërmjet një postimi në ‘Instagram’, Marina i shkruan: “Të shoh ty dhe përpara syve më shfaqet pjesa e mbetur e jetës time. Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Ti meriton më të mirën!”
Reperi nga Kosova Getoar Selimi ka lindur më 3 korrik 1982, ndërsa Marina ka lindur më 17 maj 1990. Pra çifti Selimi-Vjollca ka 8 vite diferencë moshe mes tyre.
(E.V/Faxweb.al)