Një lajm shumë i gëzueshëm në familjen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Ditën e djeshme vajzës së saj i është akorduar sot titulli “Doktore e Shkencave”.
Ka qenë vetë Megi Topalli ajo që ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale momente nga ceremonia e akordimit të këtij titulli në Francë.
Ndërsa gëzimin e saj e ka ndarë dhe e ëma në profilin social. Të shumta kanë qenë urimet e miqve të tyre për këtë arritje të vajzës.
Megi Topalli ka studiuar në shkollat më me emër në Francë. Ajo është diplomuar për ekonomi në “Universitetin e Strasburgut”, një nga universitetet më prestigjoze, ndërsa më pas ka vijuar studimet master në “Universite de Dauphine” në Paris, dhe tashmë ka mbrojtur doktoraturën në Nancy, “Universite de Lorraine”.
(E.K/FAXWEB)