Prej ditësh ata kanë protestuar për një kauzë siç e thonë ata jetike. Dëmtimi i shtëpive, tërmetet, lëkundjet, i detyruan ata që në këmbë të merrnin rrugën drejt Tiranës. Muaj të tërë protesta në Fier dhe zëri i tyre nuk u dëgjua mjaftueshëm, katër ditë në Tiranë dhe qeveria merr vendimin e shumëpritur për ta.
Fitoi kauza, vuajtjet e tyre mesa duket do të shpërblehen drejt. Gëzimi I tyre pas deklaratës së Niko Peleshit nuk duan shumë fjalë të përshkruhen.
VENDIMI I QEVERISË:
Qeveria shqiptare ka vendosur që të dëmshpërblejë 100% shtëpitë e dëmtuara të banorëve të Zharrëzës. Në deklaratën e tij për mediat zëvendës kryeministri Peleshi u shpreh se brenda 30 ditëve të ardhshme do të kemi një evidentim të plotë të dëmit të shkaktuar dhe dëmshpërblimin e banorëve.
Ai kërkoi që kjo situatë të mos vijojë të përdoret më për qëllime politike dhe se kauza e banorëve të Zharrëzës të mos keqpërdoret.
‘’Është ndaluar injektimi i ujit nga Bankers. Do të ketë një dëmshpërblim 100% për banesat. Sakrifica e disa banorëve të Zharrëzës nuk mund të jetë lodra e tyre. Ka plot çështje të tjera që kërkojnë impenjim. Do të fillohet menjëherë punë për 30 ditë. Për shtëpitë e dëmtuara rëndë për 30 ditë do të ketë një vlerësim të plotë duke llogaritur edhe kontestimet e ndryshme që mund të ketë nga ana e banorëve’’, deklaroi Peleshi. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post