Christiano Ronaldo e nis mbarë përballjen me Juventusin duke shënuar golin e parë vetëm në minutën e 20. Mirëpo Mandzukic ia preu gëzimin vetëm 7 minuta më pas, kur shënoi golin e barazimit, një perlë e vërtetë që shkaktoi mjaft gëzim e brohorima të tifozëve në stadium.
Ndeshja finale e “Champions League” duket se do të përcjellë mjaft emocione sonte. Bardhëezinjtë e drejtuar nga Masimiliano Alegri, janë në kërkim të titullit të tretë në këtë kompeticion, ndërsa kampioni në fuqi i Europës, kërkon sot fitoren e 12. (D.D/Shuplaka)