Një vendosje e gabuar në mbrojtjen shqiptare i ka dhënë mundësinë Luksemburgut të barazojë rezultatin disa minuta pasi Roshi shënoi.
Në minutën e 63-të Turpel del i vetëm përballë Strakoshës, duke ia kaluar topin pas krahëve. Luksemburg – Shqipëri 1-1.
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan një miqësore ndaj Luksemburgut në transfertë, e cila do të shërbejë si test gjeneral në pritje të përballjes të së dielës së ardhshme ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post