Kreu i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro ka uruar përditëlindje kryeministrin Edi Rama. Rama feston 53 vjetorin e lindjes së tij dhe Goro e falendeton edhe për projektet që janë realizuar në Himarë.
“Sot feston ditelindjen Kryeministri i Shiperise dhe projektuesi dhe kuratori i çdo transformimi te Himares, Lukoves, Qeparoit, Lumit te Vlores, Dhermiut dhe Vunoit, Borshit dhe Pilurit, Kudhesit dhe Himares-Fshat. Sot feston ditelindjen e tij njeriu qe thote me aq shume pasion “prisni se s’keni pare gje akoma ne Himaren tone”.
Sepse eshte e vertete qe gjithçka po ndryshon çdo dite kudo ne Bashkine e Himares. Kudo ka mjete te renda dhe punetore qe punojne pa pushim çdo dite ne projektet tona te Rilindjes Urbane. Projekte qe po marrin jete fale vemendjes dhe vizionit te ketij njeriu te cilin ne emrin tuaj dua sot ta uroj me mirenjohjen dhe falenderimin e sinqerte qe arriti ta na ndryshoje Himaren tone: GEZUAR DITELINDJEN EDI YNE!”, shkruan Jorgo Goro.
Goro ka postuar edhe një sërë fotosh ku shfaqet Rama bashkë me të në Himarë por nuk dihet me siguri nëse kryeministri ndodhet momentalisht në këtë qytet për të festuar atje ditëlindjen. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2329″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]